MË SHUMË SE NJË BRAND: NJË HISTORI ANGAZHIMESH

L'OCCITANE lindi në 1976, kur themeluesi i tij, Olivier Baussan, nisi të distilojë e të shesë vajrat esencialë në tokën e tij aq të dashur të Provancës. Ngritur mbi parime të fuqishme dhe histori të vërteta, brandi është rritur (së tepërmi!), por filozofia e tij ka mbetur përherë e njëjta. Natyra ka rëndësi. Njerëzit kanë rëndësi. Ja pse L'OCCITANE ka 6 angazhime të qarta, fokusuar në mbrojtjen e planetit tonë të paҫmuar dhe në trajtimin e njerëzve me respekt.
RESPEKTIMI I BIODIVERSITETIT
NJË HISTORI BUJARIE
Natyrshëm, një brand që dashuron natyrën kujdeset për ruajtjen dhe qëndrueshmërinë ekologjike. Në L'OCCITANE, ne përdorim ingredientë të gjurmueshëm, me burim të qëndrueshëm ekologjik, duke u siguruar që bimët të kultivohen e të korren pa dëmtuar mjedisin dhe biodiversitetin. Ne madje kemi zhvilluar dhe zinxhirë furnizues që mbrojnë speciet e bimëve vendore!
Ndër shumë veprimet tona, ne kemi lanҫuar plantacionin e parë të immortellës organike në Korsikë, kemi ndihmuar në sjelljen e pemëve të Bajames në Provancë, dhe po punojmë në mbrojtjen e lavandës Provenҫale, që kërcënohet nga ndryshimet klimaterike. Ne gjithashtu jemi përfshirë në krijimin e gardheve, promovimin e bimëve vendase dhe mbrojtjen e varieteteve të vjetra e të rralla.
Qëllimi Ynë: të kontribuojmë në mbrojtjen e 1,000 specieve dhe varietete bimësh deri në 2025.
NË MBËSHTETJE TË PRODHUESVE
NJË HISTORI DREJTËSIE
Marrëdhënia jonë me prodhuesit tanë është e paҫmuar, dhe e ngritur në besim e respekt reciprok. Janë ata që rrisin ingredientët e gjurmueshëm, me burime vendore që qëndrojnë në zemër të produkteve tona. Ne kemi kontrata afatgjata jo-ekskluzive me prodhuesit tanë, i paguajmë në mënyrë të drejtë, dhe iu garantojmë mbështetje teknike dhe financiare. Por dëshirojmë të shkojmë edhe mëtej…
Qëllimi Ynë: të kemi një marrëdhënie Tregtie të Drejtë me të gjithë prodhuesit tanë të drejtpërdrejtë deri në 2025. A mund ta bëjmë? Po, mundemi!
REDUKTIMI I MBETJEVE
NJE HISTORI RESPEKTI PËR PLANETIN
A keni dëgjuar për tre R-të e L'OCCITANE? Riciklo, Redukto, Reago! L'OCCITANE është i shqëtësuar (për ta thënë modestisht…) për impaktin e ndotjes plastike. Ndaj po përpiqemi të sjellim ndryshim. Ne ofrojmë një shërbim riciklimi në shumë prej dyqaneve tona dhe kemi partneritet me TerraCycle® për paketimet e vështira-për-tu ricikluar. Ne tregtojmë rimbushës dhe përpiqemi shumë për t'i bërë paketimet tona sa më miqësore të mjedisit të jetë e mundur.
Qëllimi Ynë: të sigurohemi që 100% e shisheve tona të përbëhen nga plastikë 100% e ricikluar deri në 2025, dhe se 100% e dyqaneve tona të ofrojnë shërbim riciklimi. Dhe jemi në rrugë të mbarë!
FUQIZIMI I GRAVE
NJË HISTORI EMANCIPIMI
Në L'OCCITANE, ne besojmë në barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave për të arritur qëllimet e tyre. Përmes punës sonë në Burkina Faso, ne u kemi mundësuar grave që prodhojnë gjalpin tonë shea, të fitojnë më shumë pavarësi. Fondacioni ynë iu ka ardhur në ndihmë të kenë akses në mikro-kreditë, si dhe programet arsimore dhe edukative për fëmijët e tyre. Dhe ҫdo vit, ne shesim produkte për rritjen e fondeve për të promovuar lidershipin e grave. Këto mund të duken si hapa të vegjël, por që në fakt mund të sjellin ndryshime të mëdha.
Qëllimi Ynë: të mbështesim mbi 60 000 gra në zhvillimin e tyre socio-ekonomik deri në fund të 2025.
KUJDESI PËR SHIKIMIN
NJË HISTORI VIZIONI
A e keni vënë re shkrimin Braille në paketimet tona? Apo produktet që ne shesim për mbledhjen e fondeve në ndihmë të luftës për verbërinë e parandalueshme? Nëpërmjet partneriteve me OJQ-të dhe UNICEF, si dhe nëpërmjet punës së Fondacionit tonë, ne veprojmë në një sërë frontesh për të mbështetur personat e verbër dhe ata që vuajnë nga dëmtimet në shikim. Ne kemi ofruar ndihmën tonë në parandalimin e verbërisë tek fëmijët nëpërmjet suplementeve të Vitaminës A, dhe duke mundësuar që më shumë njerëz në mbarë botën të kenë akses në testet dhe kujdesin për sytë. E ardhmja duket më e ndritshme.
Qëllimi Ynë: të mundësojmë që 15 milion përfitues të kenë akses në kujdesin për sytë deri në 2025.
KREMTIMI I ARTIZANATIT

NJË HISTORI TALENTI
Aftësitë artizanale po vijnë në zhdukje, dhe përsëri janë kaq të rëndësishme! Kur mendoni për L'OCCITANE, ju shkon mendja tek origjinaliteti, ekspertiza, traditat dhe, padyshim, Provanca. L'OCCITANE ka qenë përherë i apasionuar rreth artizanatit dhe krijimtarisë, ndaj është mëse e kuptueshme për brandin që të punojë me artizanët vendas. Ne do të reklamojmë ngahera talentet dhe njohuritë e tyre në dyqanet tona, dhe do të punojmë me ta për të zhvilluar krijime & produkte ekskluzive në mënyrë që edhe ju, gjithashtu, të mund të vlerësoni e shijoni gjithë bukurinë e aftësive të tyre artizanale tradicionale.
Qëllimi Ynë: të mbështesim 20 artizanë dhe “savoir-faire”-in e tyre, si dhe t'i reklamojmë këto njohuri e komunikime të tyre në dyqanet tona deri në 2025.
