NE JEMI KULTIVUESIT E NDRYSHIMIT
KULTIVIMI I NDRYSHIMIT NËPËRMJET VEPRIMEVE TONA
"Ne i kemi ndihmuar fermerët tanë të formojnë një kolektiv të tregtisë së drejtë që fokusohet në agroekologjinë. Kjo nënkupton që kanë akses ndaj programeve trajnuese praktikave më të mira bujqësore, si dhe mësojnë si të kujdesen për biodiversitetin."
Justine, Ekipi i Ingredientëve të Qëndrueshëm Ekologjik
"Ne besojmë në fuqinë e natyrës, dhe po ashtu besojmë në fuqizimin e klientëve. Kjo na shtyu të zhvillojmë një Statut të Pastër strikt, në mënyrë që të jemi transparentë për zgjedhjet që bëjmë."
Pascal, Ekipi i Zhvillimit dhe Kërkimit Shkencor
"Nevojitet të qëndrojmë të vetëdijshëm për situatën emergjente me tv cilën po përballet bota jonë e natyrës dhe të luftojmë së bashku për të. Ne dëshirojmë ta ruajmë dhe ta shpërblejmë natyrën në këmbim, në mënyrë që natyra të na japë edhe ajo të vetën. Ndaj çdo vit, ne punojmë edhe më fort, përmes çdo mjedisi dhe ekosistemi që prekim, për të mështetur dhe mundësuar rigejenerimin e tyre."
Adrien, Krye Ekzekutiv (CEO) i Grupit për Qendrueshmërinë Ekologjike
"Ne ofrojmë 20 javë leje prindërore me pagë të plotë për kujdestarët parësorë dhe 12 javë për kujdestarët dytësorë."
Aurélie, Ekipi i Burimeve Njerëzore
KULTIVIMI I NDRYSHIMIT, VIT PAS VITI
HISTORIA JONË NDAHET NË KATËR KAPITUJ
NE RRISIM NATYRËN
Ne besojmë në agrokulturën e qëndrueshme dhe zhvillojmë metoda agro-ekologjike për të rritur ingredientët tanë ikonikë. Ato përftohen nga burime të qëndrueshme ekologjike dhe në mënyra që nuk ushtrojnë presion mbi ekosistemet e paçmuara dhe mjediset natyrale që na rrethojnë.
NE SHFAQIM MREKULLIRA
Ne e kuptojmë që, si gjithçka tjetër në natyrë, flokët dhe lëkura jonë kanë ekosistemet e tyre. Për të mbështetur rigjenerimin e tyre, ne kemi mbledhur një ekip të tërë shkencëtarësh të silët eksplorojnë dhe hetojnë deri në zbulimin e shpikjeve të reja.
NE GDHENDIM NDJESIRA
Duke përzjerë ndjesitë, ne gdhendim ndjesira, i drejtohemi së papriturës për të krijuar kujtime afatgjata dhe sjellim më shumë poezi në jetë e njerëzve. Dhurata që njerëzit mund t'ua kalojnë të dashurve të tyre duke e ditur që ato do të çmohen përgjithmonë.
NE VEPROJMË LOKALISHT
Bota nevojitet të ndryshojë, dhe të gjithë ne kemi rolin tonë që kjo të ndodhë. Ne e dimë që punonjësit tanë, klientët dhe të gjithë njerëzit që punojnë me ne çdo ditë mund të sjellin ndryshimin. Veprimet që ne ndërmarrim në shkallë vendore mund ta përmirësojnë jetën në shkallë globale.
SI VEPROJMË NE NË KOSOVË?
ANGAZHIMET TONA