Politika e Transportit
Transporti Standard: Të gjitha dërgesat tona kryhen nëpëmjet postës Albanian Courier. Tarifa jonë standard për transportin është 3.00 Eur në të gjithë territorin e Kosovës. Gjithashtu transporti është FALAS për porosi mbi 50 Eur, përjashtuar periudhat promocionale.
Rikthimet dhe Shkëmbimet
Ne kemi një poltikë kthimi 7-ditore, që do të thotë ju keni 7 ditë pasi të keni marrë produktin/et tuaj për të kërkuar një kthim.
Për t’u kualifikuar për një kthim, produkti juaj duhet të jetë në të njëjtat kushte siç e keni marrë; i papërdorur, në paketimin e tij origjinal, dhe i vulosur ku aplikohet. Gjithashtu ju nevojitet fatura ose prova e blerjes. Ne nuk mund të ofrojmë këmbime apo rimbursime për produktet e hapura apo të përdorura.
Për shkëmbimet, mënyra më e shpejtë për të garantuar që ju të merrni atë që dëshironi është ta ktheni artikullin që keni marrë, dhe sapo të pranohet kthimi, të bëni një blerje të veçantë për artikullin e ri.