Ingredientët
Në L'OCCITANE, ne përpiqemi të përdorim ingredientë natyralë, të cilësisë së lartë dhe të gjurmueshëm. Ne përdorim mbi 200 ingredientë botanikë, 1/4 e të cilëve të ҫertifikuar organikë, të përzgjedhur me kujdes për efikasitetin e tyre dhe aftësinë për t'i dhuruar lëkurës elementët që i nevojiten për të qënë e bukur. Këta ingredientë janë përdorur në një përqëndrim ideal në formulat tona. Për rrjedhojë, ne sistamitikisht u japim prioritet ingredientëve natyralë sa herë është e mundur. Për shembull, ne përdorim vajra vegjetalë në vend të vajrave me prejardhje nga petrokimikatet, pasi ato kanë një afinitet më të mirë me lëkurën. Zbuloni ingredientët kyҫ natyralë që i bëjnë kaq unike produktet L’Occitane. Bajamen Provençale, gjalpin Shea të Burkina Faso… të gjithë të kultivuar në mënyrë etike!