Termat e Shërbimit
- DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
Këto Terma dhe Kushte aplikohen kundrejt blerjes së një produkti apo shërbimi në një dyqan online operuar nga agjenti i L’Occitane s.a. me të drejta ekskluzive përfaqësimi në Kosovë, me adresë Bulevardi Nënë Tereza, 23, 10000, Prishtinë, Kosovë, këtu njohur si "L'OCCITANE". Termat dhe Kushtet përcaktojnë të drejtat dhe detyrimet e L'OCCITANE nga njëra anë dhe blerësin e mallrave apo shërbimeve nga ana tjetër. Nëse termat nuk janë aprovuar nga regjistrimi i ri në faqen e uebit të L'OCCITANE, ato konsiderohen të aprovuara me blerjen e parë të një produkti apo shërbimi nga ana e blerësit.
Me "Blerës" do të nënkuptojmë një person apo palë kontraktuale, por jo të angazhuar në biznes apo veprimtari të tjera tregtare; një person që blen një produkt apo shërbim brenda kuadrit të Ligjit Nr. 06/L-034 Për Mbrojtjen e Konsumatorit, datë 14.06.2018. Blerësi duhet të jetë të paktën mbi 16 vjeç. "Blerësi" gjithashtu mund të jetë një kompani. Këto ligje aplikohen në statusin ligjor të palëve kur dispozita të posaçme të këtyre termave janë hequr. L'OCCITANE i shet produkte apo shërbime blerësit në faqen e vet. L'OCCITANE gjithashtu i ofron blerësit opsionin e dërgimit të produktit në shtëpinë e tij/saj ose në një zyrë postare.
Gjatë gjithë faqes, termat “ne”, “tonat” i referohen agjentit të L’Occitane në Kosovë, njohur këtu si “L’OCCITANE” ofruar në këtë faqe uebi, përfshi gjithë informacionin, mjetet dhe shërbimet e disponueshme nga faqja për ju, Blerësin, kushtëzuar nga pranimi juaj i të gjitha termave, kushteve, politikave dhe njoftimeve të përmendura këtu.
- INFORMACIONE DHE ÇMIME
Çmimet në faqen e L'OCCITANE dhe emailet që ne dërgojmë përfshijnë TVSH-n dhe janë publikuar duke u rezervuar në gabimet e shtypit dhe imazhet e gabuara. L'OCCITANE rezervon të drejtën të anullojë të gjithën ose një pjesë të porosisë në rastet kur ka gabime shtypi. L'OCCITANE rezervon të drejtën të anullojë të gjithën ose një pjesë të porosive në mundësinë e padisponueshmërisë në stok të produktit, kur është i dëmtuar apo me difekt. L'OCCITANE do ta informojë Blerësin për të gjitha sa më sipërpërmendur sa më shpejt të jetë e mundur, dhe mund t’i propozojë blerësit një tjetër produkt, të cilin ai mund ta pranojë apo refuzojë.
- TË DHËNAT PERSONALE
Politika e Privatësisë e kompanisë është e vlefshme në faqen zyrtare të L’OCCITANE, dhe Blerësi këshillohet ta studiojë për informacion të mëtejshëm. Kjo Politikë Privatësie përshkruan mënyrën se si L'OCCITANE e trajton informacionin personal që L'OCCITANE zotëron në llogari të Blerësit dhe çfarë të drejtash ka në lidhje me këtë informacion.
Për të verifikuar sigurinë e faqes suaj, ju lutem verifikoni shiritin fundor të brauzerit të faqes ku ndodheni, kur të plotësoni informacionin e pagesës suaj. Aty do të vëreni çelësin e hapur, ose të mbyllur që tregon se enkriptimi i faqes është aktiv dhe se informacioni juaj është i sigurt. Për arsye sigurie, ne rekomandojmë me bindje që të mos dërgoni numrat e kartës së kreditit në email standard, por të përdorni pajisjen e sigurisë që ju mundëson faqja e uebit. Kur bëni një porosi në faqen e uebit, do të inkurajoheni të përdorni një server të sigurt dhe të avancuar. Softueri i këtij serveri enkripton të gjithë informacionin që ju fusni përpara se ta dërgojë tek ne. Në këtë mënyrë, L'OCCITANE mbron çdo transaksion biznesi që kalon nëpërmjet faqes së vet të uebit dhe garanton që palët e tjera të mos kenë akses ndaj informacionit të kartës së Blerësit.
Asnjë informacion kartë krediti apo debiti nuk ruhet pas finalizimit të një porosie, vetëm nëse Blerësi i ka dhënë specifikisht lejen L'OCCITANE për këtë gjë. Informacioni i kartës së kreditit ruhet në mënyrë të sigurt dhe të garantuar.
L'OCCITANE qeveriset nga ligjet dhe rregulloret në fuqi mbi Mbrojtjen e Privatësisë dhe Përpunimin e të Dhënave Personale.
- TARIFAT & METODAT E TRANSPORTIT
L'OCCITANE në Shqipëri dërgon produkte dhe dërgesa brenda territorit shqiptar. Të gjitha porositë dhe dërgesat mundësohen aktualisht nga posta Albanian Courier, në të gjithë territorin e Kosovës.
Kostoja e transporit i shtohet porosisë suaj përpara kryerjes së pagesës. Dyqani ynë online punon ngushtë me postën Albanian Courier, dhe tarifat transportuale janë në përputhje me listën e tyre zyrtare të çmimeve. Ju mund të zgjidhni nëse dëshironi që produkti/et t’ju dërgohet në shtëpi, apo ta merrni në pikën postare. Koha e dërgesave të postës është zakonisht 2-4 ditë pune.
Dërgesa në shtëpi është e mundur vetëm në zonat urbane dhe vetëm në ato të garantuara nga Albanian Courier. Për më shumë informacion vizitioni faqen zyrtare të Albanian Courier www.albaniancourier.al
- KONTRATA
Blerësi konfirmon me pagesën e tij që është në dijeni tashmë të Termave dhe Kushteve aktuale të L'OCCITANE. Termat dhe Kushtet janë të disponueshme në faqen zyrtare të L’OCCITANE. Çdo blerje është një kontratë e lidhur ndërmjet Blerësit dhe L’OCCITANE nën Termat dhe Kushtet në fuqi.
- PAGESA
Pagesa mund të kryhet nga Blerësi si më poshtë shënuar:
Para në Dorë (Cash on Delivery), Paypal ose transferta bankare: Pagesa me Paypal apo transfertë bankare kryhet në të njëjtën kohë kur Blerësi regjistron blerjen e vet në faqe. Pagesa me Paypal realizohet nëpërmjet një portë-pagese të sigurt ku Blerësi dërgohet automatikisht kur ploteson informacionin e pagesës. Kur Blerësi konfirmon informacionin, pagesa debitohet nga karta e tyre.
L'OCCITANE Paypal pranon pagesa me VISA dhe MasterCard. L'OCCITANE gjithashtu pranon pagesa me transferta bankare.
- KTHIMET
L'OCCITANE angazhohet t’i dërgojë Blerësit produktin/et në përputhje me këto Terma dhe Kushte dhe ligjet në fuqi. Blerësi mund t’i kthejë produktin/et L’OCCITANE brenda 3 ditëve. Ky rregull vlen vetëm për blerjet në websitin loccitane.ks dhe vetëm produktet që janë të vulosura, të paketuara në paketime që verifikohen lehtësisht si të pahapura, jo për të gjitha produktet. L’OCCITANE rezervon të drejtën të verifikojë nëse produkti është në rregull dhe të parandalojë keqpërdorime të së drejtës 3 ditore të anullimit të porosisë. Produkti duhet të jetë i pahapur në paketimin e vet origjinal. Një faturë ose një provë tjetër e blerjes kërkohet për të gjitha kthimet apo shkëmbimet. Produktet me ulje apo promocione e oferta të tjera nuk mund të kthehen apo shkëmbehen.
Produktet e blera dhe Kartat Dhuratë nuk janë të rimbursueshme.
Për sa më sipër Blerësi mund të kontaktojë Shërbimin e Klientit nëpërmjet adresës elektronike: klient@loccitane.al ose në numrin e telefonit: +383 49580050 (Shërbimi i Klientit është i hapur nga e hëna në të shtunë, 9:00-20:00).
- PRODUKTET DIFEKTOZE
Nëse një produkt paraqet difekt, L’OCCITANE është i detyruar t’i ofrojë Blerësit një produkt të ri, zbritje ose dhe tërheqjen e plotë të blerjes. Në përputhje me Ligjin Ligjin Nr. 06/L-034 Për Mbrojtjen e Konsumatorit, datë 14.06.2018, një Blerës ka të drejtën të kompensohet për produktin/et me difekt nëse jemi të njoftuar brenda 7 ditësh nga koha kur Blerësi është bërë i vetëdijshëm për difektin në fjalë. L’OCCITANE rekomandon që Blerësi të kontaktojë shërbimin e klientit të L’OCCITANE nëpërmjet postës elektronike apo telefonit sapo të ketë zbuluar difektin. L’OCCITANE do të konfirmojë nga ana e vet duke i dërguar Blerësit një email. L’OCCITANE rezervon të drejtën për të verifikuar që produkti ka difekt ose jo brenda 7 ditëve kalendarike.
- KODET PROMOCIONALE
Herë pas here, L’OCCITANE u dërgon klientëve oferta nëpërmjet postës elektronike, broshurave rekalmuese, apo edhe sms-ve. Nëse një Blerës është anëtar VIP i Klubit të Provancës, ai/ajo mund të marrë emaile nga L’OCCITANE me promocione dhe oferta me kode speciale, dhurata për çdo blerje, transport falas ose edhe zbritje të tjera. Blerësi mund të bëhet anëtar VIP i Klubit të Provancës duke klikuar “Regjistrohu” në faqen kryesore të L’OCCITANE. Kodet promocionale, vetëm aty ku thuhet ndryshe, do të aktivizohen një dhuratë për klient (Blerës), të pa kombinueshme me promocione apo zbritje të tjera, deri në përfundim të stokut. L’Occitane rezervon të drejtën për të zëvendësuar një dhuratë me një tjetër të së njëjtës vlerë ose të vlerave të ngjashme.
- GARANCIA
Garancia e L'OCCITANE nuk imponon ndonjë kufizim mbi të drejtat e garantuara në Ligjin Nr. 06/L-034 Për Mbrojtjen e Konsumatorit, datë 14.06.2018. Garancia për difektet është në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe bazohet në datën e blerjes nga ana e individëve apo kompanive.
Garancia bëhet e pavlefshme nëse produkti/et është hapur apo ku është ndërhyrë pa autorizimin e L'OCCITANE pavarësisht faktit që e pranishme mund të ketë qenë një palë e njohur. Garancia gjithashtu do të bëhet e pavlefshme nëse një difekt mund të rezultojë si pasojë e një trajtimi të padrejtë apo keqdashës. L'OCCITANE rezervon të drejtën për të verifikuar që difektet apo anomalitë janë në garanci brenda 7 ditëve. Nëse një produkt përmbush termat e garancisë, atëherë L'OCCITANE është i detyruar t’i ofrojë Blerësit një produkt të ri, zbritje apo dhe tërheqjen e plotë të blerjes.
- TË TJERA
L'OCCITANE rezervon të drejta të plota për të përditësuar këto Terma dhe Kushte, me kusht që Blerësi do të njoftohet për rrjedhojë. Një njoftim ndaj Blerësit për Termat dhe Kushtet e reja dhe/ose publikimi i ndryshimit në faqen e uebit të L’OCCITANE konsiderohet njoftim i mjaftueshëm. Nëse një Blerës blen një produkt apo shërbim pas lëshimit të njoftimit, Blerësi do të konsiderohet që e ka pranuar ndryshimin.
- MOSMARRËVESHJE
Në ratin e shfaqjes së ndonjë mosmarrëveshjeje ndërmjet palëve lidhur me përmbajtjen e këtyre Termave dhe Kushteve apo shkeljeve për rrjedhojë, çështja në fjalë mund t’i kalojë Shoqatës në Mbrojtjen e Konsumatorit të shtetit te Kosovës.
- VLEFSHMËRIA
Këto Terma dhe Kushte janë të vlefshme nga 1 Dhjetori, 2022.
SHËRBIMI I KLIENTIT
Për më shumë informacion rreth produkteve tona, apo për çdo pyetje e kërkesë, ju lutem kontaktoni Departamentin tonë të Shërbimit të Klientit nëpërmjet postës elektronike në klient@loccitane.al ose me telefon në +383 49580050 – E Hënë - E Shtunë: 9:00-20:00.