Politika e Rimbursimit

Termat e Përgjithshme

Ne kemi një polItikë kthimi 7-ditore, që do të thotë ju keni 7 ditë pasi të keni marrë produktin/et tuaj për të kërkuar një kthim.

Për t’u kualifikuar për një kthim, produkti juaj duhet të jetë në të njëjtat kushte siç e keni marrë; i papërdorur, në paketimin e tij origjinal, dhe i vulosur ku aplikohet. Gjithashtu ju nevojitet fatura ose prova e blerjes. Ne nuk mund të ofrojmë këmbime apo rimbursime për produktet e hapura apo të përdorura.

Për të kthyer çdo produkt, duhet ose të shkoni në dyqanin më të afërt L'Occitane, të na dërgoni email në 
klient@loccitane.al, ose na telefononi në  +383 49580050. Nëse kthimi juaj pranohet ne do t’ju këshillojmë përkatësisht, dhe (vetëm në rastin kur ju po e ktheni vetë produktin/et në një nga dyqanet tona) ne do të organizojmë një përfaqësues të stafit tonë që personalisht të vijë për t’ju marrë produktin/et e kthyer. Artikujt që do të na dërgohen pa na kërkuar paraprakisht një kthim, nuk do të pranohen.  

Ju gjithmonë mund të na kontaktoni për çdo pyetje lidhur me kthimet në klient@loccitane.al. ose me telefon në +383 49580050.  

Dëmtime dhe problematika
Ju lutem inspektojeni porosinë tuaj sapo ta merrni dhe na kontaktoni menjëherë nëse artikulli paraqet ndonjë difekt, është i dëmtuar apo keni marrë produktin e gabuar, në mënyrë që të mund të vlerësojmë problematikën dhe ta ndreqim sa më parë.

Shkëmbimet
Mënyra më e shpejtë për të garantuar që ju të merrni atë që dëshironi është ta ktheni artikullin që keni marrë, dhe sapo të pranohet kthimi, të bëni një blerje të veçantë për artikullin e ri.

Rimbursimet
Pasi të kemi marrë dhe inspektuar kthimin e produktit/ve tuaj, ne do t’ju informojmë nëse rimbursimi është aprovuar ose jo. Nëse aprovohet, ju do të rimbursoheni automatikisht përmes së njëjtës mënyrë pagese që keni përdorur për ta blerë produktin, vetëm nëse haptazi bini dakord me ne për një tjetër formë pagese. Ju lutem mbani parasysh që mund të nevojitet pak kohë për bankën apo kompaninë e kartës së kreditit për të procesuar rimbursimin.

Artikujt e blerë në një Kartë Dhuratë mund të rimbursohen vetëm në një Kartë Dhuratë. Kartat Dhuratë nuk janë të rimbursueshme.

Ju mund të shikoni Termat & Kushtet tona