Politika e Transportit
TARIFAT E TRANSPORTIT DHE OPSIONET:
Transporti Standard: Të gjitha dërgesat tona kryhen nëpëmjet postës Albanian Courier. Tarifa jonë standard për transportin është 3,00 Eur brenda dhe jashtë territorit të Prishtinës. E njëjta tarifë prej 3,00 Eur aplikohet edhe për transportin në qytetet e tjera të Kosovës. Gjithashtu transporti është FALAS për porosi mbi 50,00 Eur, përjashtuar periudhat promocionale.
- Pavarësisht sasisë së artikujve që ju porosisni, transporti ynë standard për Prishtinën dhe qytetet e tjera jashtë saj do të jete 3,00 Eur.
- Ne jemi në gjendje ta përgatisim porosinë tuaj brenda 2 ditë pune (në varësi të disponueshmërisë së stokut), dhe ta dërgojmë tek ju brenda 2-4 ditë pune.
Kliko & Merr - FALAS
Shërbimi ynë Kliko dhe Merr është një tjetër mundësi fantastike që ju të blini produktet tuaja të preferuara në L’Occitane. Mjafton të porosisni online dhe më pas të zgjidhni dyqanin ku ju leverdis më së shumti ta merrni porosinë tuaj në çdo kohë.
Shërbimi është FALAS dhe ne do t’ju dërgojmë një email për t’ju bërë me dije që porosia juaj ka mbërritur dhe është gati për t’u tërhequr nga ju. Shkoni në dyqanin e dëshiruar dhe drejtojuni cilitdo në ekipin tonë që do të jenë të lumtur t’ju ndihmojnë me porosinë tuaj e më shumë.
Dërgesa në dyqan mund të varijojë nga 1 orë deri në 1 ditë pune, në varësi të disponueshmërisë së stokut. Porositë mund t’i kryeni nga ora 9:00 e paradites deri në 20:00 të mbrëmjes.
Ne do ta mbajmë porosinë tuaj në dyqan maksimalisht 7 ditë nga data e mbërritjes në dyqanin e përzgjedhur (Ju lutem verifikoni oraret e hapjes dhe të funksionimit të dyqanit në fjalë).
Nëse porosia juaj ende nuk është tërhequr pasi kjo periudhë ka skaduar, porosia juaj do të anulohet, dhe në rast se keni kryer pagesën online, ju do të rimbursoheni nëpërmjet së njëjtës mënyrë pagese që keni përdorur për të blerë produktet, vetëm nëse ju haptazi bini dakord me ne për një formë tjetër pagese. Ju lutem mbani parasysh që po ashtu mund të nevojitet kohë për bankën tuaj apo kompaninë e kartës së kreditit që keni përdorur për të proceduar rimbursimin tuaj.
Artikujt e blerë në formën e një Karte Dhuratë mund të rimbursohen vetëm tek Karta Dhuratë. Kartat Dhuratë nuk janë të rimbursueshme.
Ju mund të lexoni Termat & Kushtet tona të përgjithshme