
Burimet e Qëndrueshme
"Ne jemi shumë të përfshirë që në rrënjë dhe i njohim produktet tona të papërpunuara dhe furnizuesit tanë nga brenda. Kjo tregon besueshmërinë tonë gjatë gjithë procesit, nga farat bazë deri te produktet përfundimtare."
NDËRTIMI I PARTNERITETEVE AFATGJATA TË BAZUARA NË BESIM DHE RESPEKT
L'OCCITANE punon drejtpërdrejt me mbi 130 fermerë francezë dhe 10.000 mbledhës - nga fushat e Immortelle të Korsikës deri te fushat e lavandës së Provancës - për të siguruar që përbërësit që përdorim të jenë të cilësisë më të lartë dhe me burim sa më të qëndrueshëm.

Brandi L'OCCITANE e sheh natyrën si modelin e tij dhe merr frymëzim nga vetitë natyrore të bimëve për të nxitur inovacionin. Ne jemi të përkushtuar për të zhvilluar partneritete afatgjata me prodhuesit tanë dhe për t'u dhënë përparësi kanaleve të shkurtra, të integruara lokale kur sigurojmë përbërësit tanë kryesorë.
GJURMUESHMËRIA
Ne përpiqemi të blejmë prodhime vendase kurdo që të jetë e mundur, në mënyrë që të zvogëlojmë emetimin tonë të karbonit dhe të mbështesim biznesin lokal, në dobi të strukturës sociale të rajonit. Ne u japim përparësi rrjeteve të vogla, të integruara, për t'i sjellë vlerë të shtuar prodhuesëve dhe për të pasur kontroll të plotë mbi gjurmueshmërinë e ekstrakteve, që nga farat deri tek produkti përfundimtar.


QËNDRUESHMËRIA EKOLOGJIKE
Puna jonë kërkon respekt si për njeriun ashtu edhe për mjedisin. Ne nuk bëjmë kompromise në lidhje me mbrojtjen e specieve të rrezikuara ose aftësitë e komuniteteve.
Ne nuk patentojmë mënyra të përdorimit të përbërësve që bazohen në tradita (pa biopiraci), por kryejmë teste efektiviteti dhe punojmë në kombinime përbërësish për të përmbushur nevojat kozmetike.
DREJTËSIA
Për përbërësit tanë kryesorë, ne ndërtojmë partneritete reale që forcohen, kurdoherë që është e mundur, me kontrata shumëvjeçare me prodhuesit tanë. Këto kontrata u garantojnë atyre një volum minimal blerjeje, i cili siguron që ata të kenë një treg të besueshëm dhe të qëndrueshëm për prodhimin e tyre, në një çmim që dakordësohet nga të gjitha palët.
Drejtësia e partneriteteve tona gjendet gjithashtu në tregtinë tonë Veri-Jug. Disa nga zinxhirët tanë të furnizimit (gjalpë shea, vaj argani, ujë lulesh portokalli) janë të miratuara nga tregtia e ndershme dhe ne dhurojmë një përqindje të çmimit të blerjes së lëndës së parë për projektet e zhvillimit lokal.


CILËSIA
Kushtet e rritjes, vjeljes, tharjes dhe ruajtjes kanë ndikim në pastërtinë e materialeve bimore. Ne garantojmë cilësinë e tyre nëpërmjet specifikimeve që hartohen me departamentet tona cilësore, analitike dhe rregullatore dhe me ndihmën e partnerëve tanë teknikë për tokat.
Përbërësit tanë kryesorë janë, në pjesën më të madhe, me prejardhje organike, për të garantuar mungesën e inputeve kimike. Vjelja e bimëve të egra rregullohet nga udhëzimet e vjeljes së qëndrueshme, për të mbrojtur integritetin dhe habitatin e këtyre bimëve.

GJURMUESHMËRIA
30 ZINXHIRË FURNIZIMI TË PËRBËRËSVE TË GJURMUESHËM, ME 50% TË CERTIFIKUAR ORGANIKË

PARTNERËT
80 PARTNERITETE ME FERMERËT

MBLEDHËSIT
10 000 MBLEDHËS QE PUNOJNË PER L'OCCITANE
HISTORIA E IMMORTELLE

IMMORTELLE ORGANIKE NGA KORSIKA
Programi në shkallë të gjerë i plantacioneve të Immortelle organike u lançua në Korsikë. Nisma bën bashkë respektin për mjedisin me barazinë. Sot, ky projekt bashkon dhjetë kultivues/distilues korsikanë, të cilët përdorin metoda të bujqësisë organike dhe kanë kontrata që mbulojnë pesë deri në shtatë korrje.
HISTORIA E SHEA BUTTER
SHEA BUTTER NGA BURKINA FASO
Olivier Baussan, themeluesi i brandit L'OCCITANE, zbuloi gjalpin shea në Burkina Faso në vitin 1980: fillimi i një partneriteti të qëndrueshëm të zhvillimit të përbashkët me gratë që prodhojnë këtë gjalp. Që nga viti 2015, Grupi ka punuar në projekte që synojnë mbrojtjen e pemës së sheas, duke reduktuar ndikimin mjedisor të prodhimit të gjalpit shea (karitesë)

Në L'OCCITANE, ne përpiqemi të përdorim përbërës natyralë me cilësi të lartë, të gjurmueshëm. Ne përdorim mbi 200 përbërës botanik, një e katërta e tyre të certifikuar organikë, të cilët janë përzgjedhur me kujdes për efektivitetin e tyre dhe aftësinë e tyre për t'i dhënë lëkurës tuaj elementet e nevojshme për të qenë e bukur. Prandaj ne sistematikisht u japim përparësi përbërësve natyralë kurdoherë që është e mundur. Zbuloni përbërësit kryesorë natyralë që i bëjnë produktet L'Occitane kaq unike. Bajame provençale, gjalpë Shea nga Burkina Faso… të gjitha me burim etik!
