Politika e Privatësisë
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME:
Kjo Politikë Privatësie lidhet me faqen e uebit www.ks.loccitane.com dhe/ose me çdo nën-faqe dhe/ ose shoqëruar me domaine (dhe/ ose nën-domaine) të www.ks.loccitane.com (këtu e në vazhdim referuar si “Faqja”) ku tregtohen produkte apo shërbime në një dyqan online operuar nga agjenti i L’Occitane s.a me të drejta ekskluzive përfaqësimi për Shqipërinë dhe Kosovën, me adresë në Kosovë Blv. Nënë Tereza, 23, 10000, Prishtinë, këtu njohur si "L'OCCITANE". Detajet tona të plota, përfshi detajet e kontaktit, mund t’i lexoni në vijim.
Me "Blerës” ose “Klient/ë” do të nënkuptojmë një person apo palë kontraktuale, por jo të angazhuar në biznes apo veprimtari të tjera tregtare, që kërkon të blejë në faqen zyrtare online www.ks.loccitane.com dhe të cilit i kërkohet të japë të dhënat personale për qëllime të kryerjes së transaksioneve blerëse, ofertave dhe promocioneve që shfaqin interes për Klientin/ Blerësin në fjalë, apo për të realizuar dërgesën në adresën e tyre përkatëse.
Ju mund ta lexoni këtë Politikë Privatësie si një Klient ose vizitor i Faqes ose Ju mund të jeni drejtuar këtu nga një (ose më shumë) politika të përmbledhura privatësie, apo njoftime të tjera tonat (dixhitale ose të ndonjë forme tjetër). Qëllimi ynë është që gjithmonë të jemi sa më të qartë dhe transparentë të jetë e mundur. Ndaj ju inkurajojmë ta lexoni këtë Politikë Privatësie, të cilën ne e kemi thjeshtuar e përmbledhur për të qenë e aksesueshme nga të gjitha palët.
Në rast se do t’ju nevojiteshin sqarime të çdo natyre lidhur me procesimin e të Dhënave tuaja Personale për një operacion procesues të çdo forme, do të jemi të lumtur t’ju sigurojmë informacionet që ju nevojiten.
L'OCCITANE zotëron të gjitha mjetet e nevojshme teknologjike mbi informacionin për përpunimin e të dhënave të Klientëve (Blerësve) të mundshëm dhe blerjet online dhe në këtë kuadër ajo kryen mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave personale në respektim të Ligjit Nr. 06/L-082 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale", i datës 25.02.2019 në Republikën e Kosovës, si dhe aktet nënligjore përkatëse.
Privatësia dhe mbrojtja e të dhënave personale janë çështje me rëndësi të veçantë dhe L’OCCITANE është angazhuar të respektojë me përpikmëri të gjithë kuadrin ligjor për mbrojtjen dhe respektimin e tyre, në veçanti Ligjin Nr. 06/L-082 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale", i datës 25.02.2019 në Republikën e Kosovës, po ashtu dhe Rregulloren (EU) 2016/679 të Parlamentit Europian dhe të Keshillit datë 27 Prill 2016 mbi mbrojtjen e personave në lidhje me Përpunimin e të Dhënave Personale dhe mbi lëvizjen e lirë të këtyre të dhënave, si dhe fuqizimin e Direktivës 95/46/EC (Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave) – the ‘GDPR’.
Për rrjedhojë, lidhur me mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave personale, L’OCCITANE ka respektuar dhe respekton të gjitha formalitetet paraprake për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Objektivi kryesor i përpunimit të të dhënave personale është që të garantojë shpërndarjen e saktë dhe rigoroze të porosive të bëra përmes faqes zyrtare online të L’OCCITANE, të përmirësojë cilësinë e shërbimit, të lejojë komunikimin e informacionit lidhur me porositë e bëra, me ofertat dhe promocionet e ndryshme, për të cilat Klienti mund të shfaqë interes dhe të permbushë sa më mirë pritshmëritë e tij të mëvonshme. L’OCCITANE merr pëlqimin paraprak të Klientit (Blerësit) në lidhje me komunikimin e ofertave promovuese në numrin personal të telefonit të tij. Klienti ka të drejtë, në çdo kohë dhe pa pagesë, të refuzojë komunikimin e ofertave promovuese nga L’OCCITANE.
Të dhënat personale ruhen nga L’OCCITANE për të siguruar përdorimin e shërbimit të blerjeve online dhe mund t'u zbulohen palëve kontraktuale në marrëdhënie biznesi me L’OCCITANE, vetëm me pëlqimin paraprak të Klientit. L’OCCITANE rezervon të drejtën për të transferuar të dhëna vetëm për nënkontraktorët e saj, të cilët mund të jenë të vendosur brenda apo jashtë Shqipërisë, në përputhje me parashikimet e legjislacionit në fuqi në lidhje me transferimin e të dhënave personale dhe ajo hyn në marrëdhënie kontraktuale me nënkontraktorë të tillë për të siguruar zbatimin e të gjitha masave të sigurisë për mbrojtjen dhe konfidencialitetin e të dhënave personale.
L’OCCITANE do të ruajë të dhënat personale të Klientëve që vizitojnë dhe kryejnë transaksione në faqen e zyrtare online të L’OCCITANE për një periudhë të papërcaktuar, përveç rasteve te mosmarrëveshjeve qe mund te lindin midis Klientit dhe L’OCCITANE në lidhje me transaksionet e kryera për të cilat periudha e ruajtjes së të dhënave personale mund të zgjatet.
Të dhënat personale mbrohen përmes fjalëkalimit që përdorni për të kryer blerjen online. Klienti merr përsipër ta mbajë të fshehtë fjalëkalimin e tij.
Nëse Klienti mendon apo ka dyshime se llogaria e tij po rrezikohet, ai menjëherë do të bëjë me dije L’OCCITANE.
TË DHËNAT QË NE MBLEDHIM:
Ne mund të mbledhim informacionin e mëposhtëm:
- Emrin dhe mbiemrin.
- Informacione kontakti, te tilla si: adresën e emailit, numrat e telefonit.
- Informacione demografike, si: qyteti, adresa e shtëpisë, kodi postar, datën e lindjes (viti është opsional), preferencat dhe interesat.
- Çdo informacion tjetër lidhur me ofertat e klientëve, pyetësorë që na ndihmojnë t’ju shërbejmë më mirë, kode promocionale, etj.
SI VEPROJMË ME INFORMACIONIN QË MARRIM PREJ JUSH:
Qëllimi kryesor përse ne i kërkojmë informacionet e sipërpërmendura është për të kuptuar nevojat tuaja si Klientë dhe për të përmirësuar maksimalisht shërbimin kundrejt Klientëve tanë, dhe veçanërisht për arsyet e mëposhtme:
- Mbajtja e regjistrave të brendshëm.
- Përdorimi i informacionit për të përmirësuar produktet dhe shërbimet tona.
- Dërgimi në mënyrë periodike i emaileve promovuese për produkte të reja, oferta speciale ose informacione të tjera përfituese për Klientin që mund të paraqesin interes, gjithmonë duke përdorur adresën e emailit që na keni mundësuar.
- Përdorimi i informacionit me periudha kohe të caktuara, për t'ju kontaktuar me qëllim studimin e tregut. Kontakti do të kryhet nëpërmjet emailit apo telefonit.
Përdorim informacionin për të personalizuar faqen tonë të internetit në përputhje me interesat apo kërkesat tuaja
TË DREJTAT MBI TË DHËNAT PERSONALE
Kompania jonë dëshiron të sigurohet që ju jeni plotësisht të vetëdijshëm dhe të informuar për të gjitha të drejtat tuaja për mbrojtjen e të dhënave personale në përputhje me Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR). Çdo përdorues i faqes zyrtare online gëzon të drejtat e mëposhtme:
- E drejta e aksesit të të dhënave:Ju keni të drejtë t’i kërkoni kompanisë sonë një kopje të të dhënave tuaja personale. Ky shërbim do të jetë falas.
- E drejta për të korrigjuar të dhënat tuaja:Ju keni të drejtë të kërkoni që kompania jonë të korrigjojë çdo informacion që ju besoni se është i pasaktë. Ju gjithashtu keni të drejtë të kërkoni nga kompania jonë të plotësojë informacionin që besoni se është i paplotë.
- E drejta për të kufizuar përpunimin e të dhënave tuaja:Ju keni të drejtë të kërkoni që kompania jonë të kufizojë përpunimin e të dhënave tuaja personale, në varësi të kushteve specifike ku mund të ndodheni.
- E drejta për të fshirë të dhënat tuaja:Ju keni të drejtë të kërkoni që kompania jonë të fshijë të dhënat tuaja personale, në varësi të kushteve specifike ku mund të ndodheni.
- E drejta për të kundërshtuar përpunimin e të dhënave tuaja:Ju keni të drejtë të kundërshtoni përpunimin e të dhënave tuaja personale nga kompania jonë, në varësi të kushteve specifike ku mund të ndodheni.
- E drejta për të transferuar të dhënat tuaja:Ju keni të drejtë të kërkoni që kompania jonë të transferojë të dhënat që ne kemi mbledhur për ju në një organizmë tjetër, ose direkt tek ju në kushte të caktuara.
Kërkesa juaj për secilën nga pikat e sipërpërmendura do të merret menjëherë në konsideratë nga L’OCCITANE, dhe do t’ju kthejmë përgjigjje brenda 7 ditë pune. Kërkesa për të ushtruar ndonjë nga të drejtat e sipërpërmendura, mund të bëhet duke kontaktuar me Departamentin tonë të Shërbimit të Klientit nëpërmjet emailit: klient@loccitane.al, ose me telefon: +383 49580050
KONTROLLI MBI TË DHËNAT TUAJA PERSONALE:
Ju mund të zgjidhni qe të kufizoni mbledhjen ose përdorimin e informacionit tuaj personal në mënyrat e mëposhtme:
- Në të gjitha rastet kur ju kërkohet të jepni të dhënat në faqen tonë zyrtare online, ne ju garantojmë që ky informacion do të ruhet konfidencial në regjistrat tanë të brendshëm, për qëllime informuese marketingu të drejtpërdrejta.
- Nëse më parë jeni dakordësuar me ne për përdorimin e informacionit tuaj personal për qëllime informuese marketing, ju keni të drejtë në çdo kohë të çregjistroheni nëpërmjet emailit informues për këtë qëllim, ose duke na e kërkuar drejtpërdrejtë nëpërmjet Shërbimit të Klientit.
- Nëse besoni se çdo informacion që po mbajmë mbi ju është i pasaktë ose i paplotë, ju lutemi na shkruani ose dërgoni me email sa më shpejt të jetë e mundur, në adresat e lartpërmendura. Ne menjëherë do të korrigjojmë çdo informacion që është i pasaktë.
- Ne nuk do të shesim, shpërndajmë ose japim me qira informacionin tuaj personal palëve të treta nëse nuk kemi lejen tuaj ose nuk kërkohet nga ligji.
- Ju mund të kërkoni detaje të informacionit tuaj personal që ne zotërojmë në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-082 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale", datë 25.02.2019. Ky shërbim do t’ju ofrohet falas. Nëse dëshironi një kopje të informacionit tuaj personal që ne zotërojmë, ju lutemi na dërgoni me email kërkesën duke na kontaktuar tek ju lutem kontaktoni Departamentin tonë të Shërbimit të Klientit nëpërmjet postës elektronike në klient@loccitane.al ose me telefon në +383 49580050 – E Hënë - E Shtunë: 9:00-20:00.