
SHEA BUTTER
Historia e L'OCCITANE dhe prodhueseve gra të gjalpit Shea në Burkina Faso nisi në vitet 1980. Që nga ajo kohë, ne kemi ngritur një partneritet zhvillimi të përbashkët dhe një marrdhënie të afërt mbështetëse. Në fillim ishin disa dhjetra gra. Sot janë mbi 10,000 syresh! Dhe që nga 2009, zinxhiri ynë furnizues me gjalpin Shea ka qënë 100% Tregti e Barabartë (Tregti e Barabartë e certidikuar në përputhje me standardin e Barabrtë për Jetën sipaswww.fairforlife.org).
Cilat janë benefitet e Shea Butter?

Ekstraktuar nga arra e pemës Shea afrikane, gjalpi shea është një nga ingredientët më natyralë në botë. Gjalpi Shea njihet për veçoritë e tij ushqyese, duke trajtuar si lëkurat e thata, edhe ato të yndyrshme duke krijuar një barrierë të butë dhe të lëmuar që ruan hidratimin brenda lëkurës. Eshtë gjithashtu ideal për përdorim nga një hidratues i përditshëm, në një trajtim të specializuar në rastin e ekzemave, buzëve të plasaritura, prerjeve nga brisku madje edhe për acarimin nga pelenat tek foshnjat.
Por kjo nuk është gjithë çka ky ingredient magjik mund të bëjë. Gjalpi organik Shea mund të jetë po ashtu efikas si një anti-inflamator për të ndihmuar në qetësimin e skuqjeve apo enjtjeve. Gjithashtu mund të stimulojë prodhimin e kolagjenit në luftën kundër rrudhave të holla dhe rrudhave të thella, çka e bën një shtesë fantastike në produktet kundër-rrudhave. Madje mund edhe të mbrojë lëkurën nga dielli – duke dhënë prova që nëna natyrë garanton ilaçin më të mirë nga të gjithë.
Fuqizimi i grave është një nga angazhimet kyçe të L’OCCITANE, ne besojmë në barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave për të arritur qëllimet e tyre. Falë punës sonë në Burkina Faso, ne u kemi mundësuar grave që prodhojnë gjalpin Shea të përftojnë më shumë pavarësi. Fondacionu ynë i ka ndihmuar ato të kenë akses për mikro-kredi, programe arsimimi dhe edukimi për fëmijët e tyre. Çdo vit, ne shesim produkte për mbledhjen e fondeve për të promovuar lidershipin e grave. Këto mund të duken si hapa të vegjël, por që mund të bëjnë një diferencë të madhe.

Për më shumë se 30 vjet, L’OCCITANE ka mbështetur nga afër punën e grave Burkinabe dhe ka punuar me prodhuesit duke inkurajuar lidershipin tek gratë e Burkina Faso. Deri më sot, 30,000 grave iu është dhënë liri socialo-ekonomike nëpërmjet kësaj iniciative. Në 2018 L’OCCITANE krijoi programin RESIST; një projekt 3 vjeçar, $2 milion dollarësh për të kremtuar, fuqizuar dhe përmirësuar kushtet për 10,000 gra të tjera Burkinabe.
QË NGA KRIJIMI I FONDACIONIT NË 2006, + 30,000 GRA JANË MBËSHTETUR NGA KY FONDACION NË BURKINA FASO.
QËLLIMI YNË: NGA 020, PËR TË MBËSHTETUR 33,000 GRA NË BURKINA FASO NË ZHVILLIMIN E TYRE SOCIALE-EKONOMIK.

Gjurmueshmëria
Në fillim të viteve 1980, L’OCCITANE ngriti një program zhvillimi të përbashkët me gratë e Burkina Faso. Numri i grave prodhuese të gjalpit shea ka shkuar nga një grup fillestar prej 100 gra në mbi 30,000 syresh në ditët tona.

A e dini se?
L’OCCITANE dëshiron të shkojë mëtej se thjesht një biznes tregtar. Kërkon të garantojë që gratë e Burkina Faso të përfitojnë benefitet e plota të punës së tyre, duke e blerë gjalpin drejtpërdrejt prej tyre.

Efikasiteti
Gjalpi Shea është një balm bukurie ideal për lëkurë të thatë në shumë të thatë. Ai rimëkëmb filmin hidrolipidik për një lëkurë më të butë, më të plotë dhe më të rehatshme.

Më i Shitur