Gjeni Aromën që e Personifikon
Për miqtë dhe të dashurit tanë, parfumi jonë që shtillet në ajër është dalluese dhe na bën unikë. Na lejoni t'ju shpiem në një përzgjedhje aromash frymëzuar nga Provanca dhe të gjeni atë që përsosmërisht kap personalitetin tuaj...
E PAZBUTURA
Një grua me bukuri të pamundim, spontane dhe origjinale, identifikohet me fragrancën femërore të Herbae Eau de Parfum, një odë thurur barërave Provenҫale zbukuruar me lule gjembaҫe. Kjo aromë e pazakontë lulesh, e blertë dhe e freskët, mishëron personalitetin e egër e të pazbutur të natyrës.
ROMANTIKJA
Elegante, vetbesuese, shpeshhere temperamenti i saj shfaq natyrën e saj idealiste. Ajo beson në dashurinë absolute dhe e njehëson vetveten në intensitetin e kadifenjtë floral të parfumit Rose Eau de Toilette. Trëndafilat janë sublimuar nga notat e manaferrës dhe boronicës, më pas zgjatuar në kedrin e drunjtë bardhosh dhe myshkun e butë.
GURMEJA
Një femër që dashuron ushqimin e mirë e jeton jetën me shije dhe di si të shijojë bukurinë përreth vetes. Kurioze dhe bujare, ajo mendon për natyrën përqafuar nga rrezet e diellit dhe e merr energjinë pikërisht nga ajo drita speciale e mbrëmjes… Ajo dashuron Terre de Lumière Eau de Parfum, këtë thesar të dritës dhe dëshirës, një shkrirje notash të ngrohta, gurme dhe freskie aromatike.
FLUTURAKJA
Po aq e guximshme, e pafajshme, përkëdhelëse apo e vrullshme, ajo përfaqësohet përsosmërisht nga Arlésienne Eau de Toilette, kjo fragrancë e myshkët florale, shumëfaqëshe, që shpërthen me ngjyra dhe dëshirë për të jetuar. Ajo shfaq nuanca të papritura: temperamentin e zjarrtë të shafranit, hijeshinë e trëndafilit, misterin e vjollcës...
ZEMËRBUTA
Hireplotë, e qetë, rrëzëllitësë, ajo është në kërkim të një arome ngazëlluese dhe gjithë dritë, të butë e të balancuar, si Terre de Lumière L'Eau. Kjo fragrancë e lulëzuar kristalore ngjall paqtimin e orës mëngjesore në Provancë dhe e bën sublim këtë ҫast të bukur n'agim.
SHARMANTJA
Femërore, e paҫmuar dhe mbërthyese, ajo s'mund t'i rezistojë Néroli & Orchidée Eau de Toilette, ku shkrihen një zemër lulesh portokalli dhe pjeshke me atë bazë notash të orkidesë dhe irisit.
Një parfum dite apo aromë mbrëmjeje, mbetet një buqetë sensuale, sa e dashur dhe joshëse.
ENGJËLLORJA
Ajo vlerësohet për brishtësinë dhe ndjeshmërinë e saj. E dashur dhe mirëkuptuese, ajo gjithmonë i dëgjon me vëmendje miqtë dhe njerëzit e zemrës. Cherry Blossom Eau de Toilette, me aromën e vet të freskët, është jehona perfekte e profilit të saj: florale, delikate, na sjell ndërmend pemët e qershisë në lulëzim, me nota të fshehura të amberit dhe notat ndriҫuese të freesias dhe boronicës.