Si Të Kujdeseni Për Këmbët Tuaja

Këshilla #1
3 hapa për këmbë të bukura
1. EKSFOLJONI TË PAKTËN DY HERË NË JAVË
Aplikojeni në këmbë të thata para dushit. Eksfoljoni lehtë me duar për disa minuta, pastaj shpëlajini. Ju mund të përdorni një skrab për trupin ose specifikisht një skrab për këmbët.
2.HIDRATOJINI ÇDO DITË
Pedikyristët thonë që problemi më i madh per pjesën më të madhe të këmbëve është se nuk janë të hidratuara mjaftueshëm. Përdorni një hidratues intensiv pas dushi dhe masazhojeni. Përdorni gishtat e mëdhenj të duarve për të masazhuar harkun në lëvizje rrethore. Pastaj butësisht masazhoni pjesën lart të këmbëve. Kaloni pesë deri në dhjetë minuta në secilën këmbë.
3. KUJDESUNI PËR THONJTË TUAJ
Gjithmonë mbajini thonjtë të shkurtër dhe të prerë drejt. Prerja e tyre rekomandohet pas dushit, pasi janë më të butë. Aplikoni vajin e kutikulave për t`i mbajtur ato të buta.
Këshilla #2

SI TË APLIKOJMË KREMIN E KËMBËVE L'OCCITANE:
1. Masazhojeni me gishtat tuaj, duke filluar nga gishtat e këmbëve dhe duke kaluar te pjesa lart e saj
2. Masazhoni thembrat e këmbëve me lëvizje rrethore me gishtat e mëdhenj të duarve
3. Përdorni majat e gishtave për të masazhuar me lëvizje rrethore rreth kyçeve të këmbës dhe tendinit të Akilit
4. Përfundoni masazhin duke përkëdhelur me butësi këmbët
Këshilla #3
SI TË SHPËTOJMË NGA THEMBRAT E PLASARITURA
Thembrat e plasaritura janë pasojë e këmbëve shumë të thata, dhe mund të shmangen lehtësisht duke ndjekur këto këshilla të thjeshta.
1. Para se të kujdeseni për këmbët tuaja, sigurohuni që ato të jenë të ngrohta dhe të lagura: futini ato në një banjë të ngrohtë këmbësh për 5 deri në 15 minuta. Ju mund të përdorni kripërat e banjës për relaksim shtesë.
2. Lagni një gur eksfoljues në ujë të ngrohtë me sapun dhe më pas fërkojeni butësisht në zonat e thara të këmbëve.
3. Thajini këmbët. Mos i fërkoni, pasi lëkura e sapo pushuar mund të jetë e ndjeshme.
4. Aplikoni një krem të pasur hidratues në këmbët tuaja. Masazhojeni për të ndihmuar në çlirimin e tensioneve të ditës dhe për të nisur gjumin tuaj të bukurisë.

Këshilla #4

KËSHILLA EMERGJENCE BUKURIE PËR KËMBË MË TË BUTA
1. Përdorni qëndrimin e duhur. Qëndroni lart dhe lëreni gjoksin dhe kokën të qëndrojnë lart sikur të tërhiqeni nga një fije e hollë.
2. Pas një dite të gjatë, masazhoni këmbët me vajra esencialë.
3. Herë pas here, bëni një banjë ose dush të ftohtë për të stimuluar qarkullimin në gjymtyrët tuaja.
4. Hani ushqime të pasura me vitaminë E për të mbrojtur të gjitha qelizat tuaja dhe për të nxitur qarkullimin e shëndetshëm.
5. Kryeni një masazh relaksues të këmbëve me vaj masazhi për të ndihmuar në lehtësimin e këmbëve tuaja të lodhura.
Këshilla #5

SI TË KENI THONJ TË FORTË, TË SHNDRITSHËM, TË SHËNDETSHËM
1. Mos i limoni thonjtë e dobët, përkundrazi rrisni qarkullimin e gjakut në thonjtë tuaj duke i fërkuar pasi t'i keni lyer me vaj.
2. Përpiquni të mos përdorni heqës manikyri të ashpër, kimikë, në vend të kësaj masazhoni me vaj organik thonjtë tuaj çdo natë, si vaji i bajames ose vaji neem.
3. Ashtu si flokët dhe lëkura, thonjtë tuaj ushqehen me proteina. Pra, hani shumë mish, peshk, bishtajore ose farat e sojës. Nëse jeni vegjetarian, sigurohuni që po merrni mjaftueshëm hekur dhe merrni parasysh marrjen e një suplementi hekuri ditor.
4. Hani shumë ushqime të pasura me vajra të shëndetshëm si salmoni dhe skumbri, ose arra dhe fara. Fara e lirit e bluar është veçanërisht e mirë për thonjtë tuaj.
