
EXPLORE MORE CATEGORIES
Përshkrimi
Ideal për
- Aroma elegante dhe drithëruese e nerolit dhe orkidesë
- Ndjesi e pakrahasueshme në lëkurë
- Parfumos butësisht lëkurën
Zona e aplikimit
Një aromë tërheqëse dhe e këndshme, Néroli & Orchidée Eau de Toilette ndërthur aromat e dy luleve të bardha të çmuara, në një harmoni të bukur. Një zemër me esencën rrezatuese të nerolit nga Mesdheu e përzier me orkidenë e bardhë, të sofistikuar, absolute nga Madagaskari. Shpërthimet frutore të portokallit dhe notat e zemrës së pjeshkës plotësojnë buqetën sensuale, e cila qëndron në mënyrë delikate në trup gjatë gjithë ditës. Për të rritur intensitetin dhe jetëgjatësinë e kësaj arome, aplikoni kremin përforcues të aromës. Néroli & Orchidée Eau de Toilette është pjesë e La Collection de Grasse, e quajtur sipas qytetit mesdhetar të Grasse në Provancë. Ai u bë i njohur si "kryeqyteti i parfumeve të botës", falë ekspertizës së tij ndër shekuj në kultivimin e bimëve aromatike, teknikave të ekstrakimit dhe kombinimit të tyre me përbërës të çmuar nga vendet e largëta në krijimin e parfumeve origjinale.
Mandarinë
Neroli
Iris
Përbërësit
Ingredientët e portretizuar
-
ESENCË NEROLI
Esenca e Nerolit është e njohur për aromën e saj sensuale, me nota të ngrohta dhe florale. -
ENFLURAZH I PARFUMIT TË LULEVE TË PORTOKALLIT
Me prejardhje nga një zinxhir i përgjegjshëm furnizues, lulet e portokallit mblidhen me dorë e më pas transformohen nëpërmjet teknikës së enflurazhit, i mirënjohur në Grasse, kryeqyteti i parfumerisë. Ekstrakti sjell nota frutash dhe agrumesh. -
EKSTRAKT AROMATIK I VANILJES
Nga një zinxhir i përgjegjshëm furnizues, vanilja është fruti i një orkideje të bardhë. Ky ekstrakt i Vaniljes vjen nga një eko-proçes që përmirëson bashkë-produktet e saj duke sjellë njëkohësisht nota pikante, të drunjta dhe gurme.
Shiko listën e përbërësve (INCI list)
ALCOHOL DENAT. - AQUA/WATER - PARFUM/FRAgANCE - CITRUS AURANTIUM AMARA (BITTER ORANGE) FLOWER OIL - CITRUS AURANTIUM AMARA (BITTER ORANGE) FLOWER EXTRACT - VANILLA PLANIFOLIA FRUIT EXTRACT - BENZYL SALICYLATE - LIMONENE - HYDROXYCITRONELLAL - ALPHA-ISOMETHYL IONONE - CITRONELLOL - LINALOOL - CITRAL - ISOEUGENOL - FARNESOL - GERANIOL - BENZYL ALCOHOL - CI 19140/YELLOW 5 - CI 17200/RED 33
Sensuale & Kënaqësidhënëse
Mbështilleni veten në një aromë sensuale femërore që nuk njeh kohë.