
EXPLORE MORE CATEGORIES
Përshkrimi
Ideal për
- Ndricon lëkurën e fytyrës suaj
- Përmirëson tonet dhe dritën e fytyrës
- Redukton pamjen e lëkurës jo të njëtrajtshme e të pajetë
Zona e aplikimit
1 – Zbrazni 2 pompa nga produkti në duar dhe ngroheni duke fërkuar duart së bashku.
2 – Aplikojeni serumin njëtrajtësisht, duke përdorur lëvizje delikate, rrëshkitëse. Zbuteni përgjatë qendrës së fytyrës, më pas lëvizni nga mjekra tek tëmthat.
3 – Përdorni mollëzat e gishtave për ta aplikuar në ball, duke përfunduar tek tëmthat.
4 – Zbuteni esencën/serumin përreth qafës dhe relaksohuni duke aplikuar një sasi pakëz trysni në pjesën e pasme të qafës.
Serumi Brightening, i formuluar me Kompleksin Reine Blanche, i bërë me ekstrakte botanike me origjinë natyrore dhe vitaminë C, është krijuar për të përmirësuar pamjen e 3 cilësive dimensionale të lëkurës: njëtrajtshmërinë, shkëlqimin dhe teksturën.
Me përdorim të përditshëm, kontribuon në:
1. Redukton dukshëm pamjen e toneve të pabarabarta të lëkurës
2. Ndriçon pamjen e përgjithshme të tonit të lëkurës
3. Rrit aftësinë e lëkurës për të kapur dhe reflektuar dritën
4. Zbulon një qartësi të re
5. Të japë një ndjenjë më të lëmuar dhe teksturë të rafinuar të lëkurës.
Formula e freskët dhe e fuqishme depërton menjëherë në epidermë, duke e lënë lëkurën menjëherë të shndritshme dhe me dukje të përsosur. Ditë pas dite, lëkura zbulon tejdukshmërinë e saj natyrale dhe dritën e brendshme, duke ndriçuar me një shkëlqim të paqtë.
Reine des Prés është një lule e bardhë e pastër e njohur për vetitë e saj ndriçuese: lulja ndriçon petalet e saj me kalimin e kohës. Ajo përmban natyrshëm acid salicilik - i njohur për rritjen e shkëlqimit dhe nxitjen e fuqive natyrale rinovuese të lëkurës. Frymëzuar nga bukuria e pastër dhe shkëlqimi i pashoqë i kësaj luleje, L'OCCITANE ka krijuar Programin ndriçues REINE BLANCHE për lëkurë që duket më e shndritshme dhe më e qartë.
Përbërësit
Ingredientët e portretizuar
-
EKSTRAKTI I LULES SË LIVADHORES
Duke nxitur dritën në lëkurë, ndihmon në ndriçimin e lëkurës dhe unifikimin e çehres. Kjo lule admirohet për petalet e saj që çelen pafundësisht me kalimin e kohës. -
EKSTRAKT I MANIT TË BARDHË
I njohur për veçoritë e tij ndriçuese dhe ndihmon në ruajtjen e fortësisë së lëkurës. -
ACID SALICILIK
I njohur për veçoritë e tij eksfoljuese, ndihmon në qetësimin, unifikimin dhe zbutjen e lëkurës.
Shiko listën e përbërësve (INCI list)
AQUA/WATER - PENTYLENE GLYCOL - ASCORBYL GLUCOSIDE - GLYCERIN - BUTYLENE GLYCOL - SPIRAEA ULMARIA FLOWER EXTRACT - MORUS ALBA ROOT EXTRACT - IRIS FLORENTINA ROOT EXTRACT - SCUTELLARIA BAICALENSIS ROOT EXTRACT - SALICYLIC ACID - DIPOTASSIUM GLYCYRRHIZATE - POLYSORBATE 20 - BETAINE - SODIUM HYDROXIDE - ETHYLHEXYLGLYCERIN - SCLEROTIUM GUM - SODIUM CITRATE - XANTHAN GUM - DISODIUM EDTA - CITRIC ACID - PARFUM/FRAgANCE - BENZYL SALICYLATE - LINALOOL - CITRONELLOL - LIMONENE
Lëkurë Ndriçuese
Shfaqni një çehre fytyre të njëtrajtshme me veçoritë ndriçuese të Reine Blanche.