Si të Kemi Flokë të Bukur
SI TË KEMI FLOKË TË SHNDRITSHËM
6 HAPA PËR FLOKË ME SHKËLQIM
Ekspertët e Kujdesit të Flokëve thonë se shpesh arsyeja pse njerëzit kanë flokë të pajetë, e të thatë është thjesht sepse nuk i lajnë si duhet flokët e tyre.
Për t'i mbajtur flokët tuaj me shkëlqim absolut, ndiqni këtë rutinë për larjen e tyre:
1. Lagini flokët me ujin më të ngrohtë të mundshëm, për të hapur shtresën e kutikulës së flokut.
2. Aplikoni shampon dhe masazhojeni në skalpin tuaj duke përdorur mollëzat e gishtave.
3. Shpelajeni me ujë të ftohtë për të mbyllur shtresën e kutikulës.
4. Shtrydheni pjesën e mbetur të ujit përpara se të aplikoni balsamin.
5. Masazhoni balsamin në fundet e flokut dhe shpëlajeni plotësisht.
6. Thajini flokët me peshqir, pa i ferkuar apo shtrydhur; flokët tuaj janë në gjendjen e tyre më të brishtë kur janë të lagur!
Si të rigjallëroni ngjyrën natyrale të flokë tuajl hair colour
1. Aplikoni shampon vetëm në skalp: Shampo Natyrale Riparuese Intensive nga Aromakologjia për flokë të dëmtuar dhe Shampo Natyrale Pastruese Freskuese nga Aromakologjia për flokë normalë.
3. Aplikoni balsam veçanërisht në fundet e flokut: Balsam Riparues Intensiv nga Aromakologjia për flokë të dëmtuar ose Balsam Pastrues Freskues nga Aromakologjia për flokë normalë.
3. Aplikoni një maskë për flokët, dhe mbështillini flokët me një peshqir të ngrohtë ndërkohë, për të inkurajuar ruajtjen e lagështirës dhe hidratimit në flokë.
Si t'i mbajmë flokët të fortë & me volum
1. Aplikoni shampon vetëm në skalp: Shampo Forcë & Volum nga Aromakologjia për flokë të hollë dhe të brishtë. Kjo shampo kremoze, formuluar pa sulfate e pa silikone, ushqen intensivisht flokët dhe ndihmon në forcimin dhe rrit volumin e fibrave të flokut.
2. Aplikoni balsam veҫanërisht në fundet e flokëve: Balsam për Flokët Forcë & Volum nga Aromakologjia për flokë të hollë dhe të brishtë.
3. Aplikoni një maskë për flokët, dhe mbështillini flokët me një peshqir të ngrohtë ndërkohë, për të inkurajuar ruajtjen e lagështirës dhe hidratimit në flokë.
SI TË SHPËTOJMË NGA FLOKËT E YNDYRSHËM
Pastrim në të kundërt për flokët e yndyrshëm
1. Aplikoni një maskë në flokët tuaj përpara larjes, për t'i shtuar benefiteve të produktit edhe benefitet e yndyrës së vetë flokut tuaj. Mbështillini flokët me një peshqir të ngrohtë ndërkohë, për të hapur më lehtësisht shtresën e thatë të kutikulës e të ruani lagështirën brenda.
2. Aplikoni shampon pa e shpëlarë maskën, për të parandaluar flokun të tejthahet më shumë.
3. Aplikoni balsamin në fundet e flokut tuaj.
Si të Kemi Flokë të Trashë
Të gjithë ne kemi lindur me një numër unik e të fiksuar folikulash dermale, të cilat përcaktojnë se sa të trashë do të jenë flokët tanë gjatë gjithë jetës. Për të maksimalizuar trashësinë, masazhojeni butësisht skalpin tuaj ҫdo ditë, për të stimuluar mikro-qarkullimin dhe të zgjoni rrënjët tuaja.
Një dietë e pasur me fruta & perime të shëndetshme mund të jetë e dobishme për flokët tuaj. Vitaminat B, që gjenden në avokado, mendohet që janë më të rëndësishmet për rritjen e flokëve. Boronicat janë të pasura në vitaminë C, dhe kungulli përmban vitaminën A, që nxisin prodhimin e sebumit.
Si të shërojmë flokët e dëmtuar me prirje për t'u këputur
Armiqtë e flokëve të dëmtuar
Floku juaj është shumë i ndjeshëm, dhe nësë kalon dhe shumë strës, në fakt mund të fillojë të këputet dhe e humbet plotësinë e vet. Më së shumti flokët tuaj dëmtohen nga nxehtësia dhe thatësia - pajisjet stiluese, piastrat, bojrat, përdorimi i tejzgjatur i tharëses, madje edhe rrezet e diellit i than dhe i dëmton flokët.
Shmangni pajisjet stiluese që lëshojnë nxehtësi të drejtpërdrejtë në flokët tuaj, ose mos i përdorni ҫdo ditë. Kur t'i përdorni këto mjete stiluese, mbrojini flokët me një Serum Anti-Statik për Flokët. Kujtoni t'i mbroni flokët tuaj nga dielli, po ashtu siҫ mbroni lëkurën tuaj, me një Sprucues Riparues për Flokët
Krehja e flokëve në mënyrë të sigurt
1. Zgjidhni një furҫë më gomë të fortë, ose një furҫë me një jastëk të rrumbullakët, për të shmangur ngatërrimin e flokëve tek dhëmbëzat.
2. Nëse flokët tuaj janë ngatërruar, mos u përpiqni ta krihni që nga rrënja nyjen e krijuar, sepse do ta ngatërroni edhe më shumë atë.
3. Gjithmonë krihini flokët me prekje delikate, mos i tërhiqni apo përdridhni shumë flokët, vëҫanërisht gjatë tharjse me tharëse.
4. Nëse keni dyshime, pyesni parukieren tuaj për krehërin që ai/ajo mendon më të përshtatshëm për ju.