
UDHËZUESI YNË PËR RITUALIN PERFEKT KUNDËR RRUDHAVE NË 4 HAPA RREZATUES
RUANI NJË KOMBINIM TË SHËNDETSHËM MINERALESH
Edhe nëse nuk keni kontakt me produktet e bukurisë, ose papastërtitë nga mjedisi i jashtëm, të gjitha tipet e lëkurës mund të përfitojnë nga larja e fytyrës në mëngjes dhe në mbrëmje.
Largon papastërtitë dhe yndyrën.
Ndihmon në përgatitjen e lëkurës për pjesën tjetër të rutinës.
Ndihmon në rritjen e ndriçimit të lëkurës.
Për një larje më intensive, provoni larjen dyfishe. Kjo teknikë me 2 hapa përdor dy larës të ndryshëm për të shënjestruar 2 llojet e papastërtive: me bazë yndyre dhe atë me bazë ujore

PJESA 1
Filloni me një vaj ose balsam, si Pastruesi Vajor-në-Qumësht me Immortelle dhe Calendura, për të larguar papastërtitë me bazë yndyre duke përfshirë sebumin dhe makijazhin.
PJESA 2
Pasojeni me një larës me bazë ujore, si Krem Pastrues Shkumëzues nga Immortelle Divine, për të larguar papastërtitë e mbetura.
HAPI 2 - SHENJAT E DUKSHME TË MOSHËS
Serumi përmban një përqëndrim të lartë të ingredientëve aktiv për një veprim te përcaktuar.
• Aplikoje në lëkurë të pastër pas locionit.
• Përmban përqëndrim të lartë të ingredientëve.
• Të referuara si esenca ose ekstrakte.
HAPI 3 - KUJDESUNI PËR ZONËN E SYVE
Shenjat e para të moshës shfaqen në zonën e syve sepse lëkura është më delikate dhe e hollë, por nga ana e mirë, gjithashtu dhe shumë përthithëse.
• Lëkura në zonën e syve duke qenë më e hollë ka tendencë të plaket më herët dhe më shpejt.
• Produktet për zonën rreth syve duhet të jenë delikate dhe të lehta.
• Kujdesi ndaj zonës së syve përmban ingredientë specifik që ndihmojnë në luftën ndaj fryrjeve dhe rrathëve të errët.
• Kremrat e syve janë ideal për lëkurë të thatë, kurse tekstura e xhelit është ideale për lëkurë normale.
HAPI 4 - HIDRATONI DHE NDRIÇONI LËKURËN TUAJ
Lëkura juaj është delikate dhe nuk duhet të përballet me botën e vetme. Përfundojeni ritualin e kujdesit kundër rrudhave duke e hidratuar dhe ushqyer lëkurën, e cila ndihmon në ruajtjen e barrierës së hidratimit.
• Siguroni hidratim dhe rehati duke ndihmuar në ruajtjen e barrrierës hidrolipidike të lëkurës.
• Është ideale për të kaluar nga tekstura të pasura në të lehta: teskturat e pasura në dimrin e thatë dhe ato të lehta për verën me lagështirë.
Artikuj të Rekomanduar
