Cili Produkt Rroje Është më i Mirë për Lëkurën Tuaj
Mjekër e shkurtër: 1-2 javë rritje ose 3cm
Zgjidheni produktin e rrojes bazuar në lëkurën tuaj. Për shembull, kremi i rrojes është më i miri për lëkurën tuaj pasi është i trashë dhe hidratues, ndërkohë që sapuni i rrojes është ideal për lëkurën e yndyrshme pasi mundëson një rroje preçize pa lenë asnjë mbetje.
Mjekër e gjatë: më shumë se 2 javë rritje ose mbi 3cm
Zgjidheni produktin e rrojes bazuar në qimen tuaj. Nëse dëshironi të keni një mjekër të kuruar, zgjidhni balsamin shumë-funksionesh. Është transparent, gj që ju ndihmon të kryeni një rroje preçize në konturet e qafës dhe mollëzave të faqeve.
3 Këshillat Kryesore të Rrojes
Shijoni proҫesin e rrojes dhe shmangni dëmet e briskut:
1. Ruajuni pas dushit: nxehtësia do të hapë poret dhe do të zbusë qimet.
2. Zgjidhni produkte rroje të cilësisë së lartë që i përshtaten lëkurës dhe mënyrës suaj të jetesës: xhel, vaj, krem ose sapun rroje.
3. Rruajuni në drejtimin e rritjes së qimeve për të parandaluar futjen e tyre nën lëkurë.
Rregulla të arta pas rrojes:
1. Pas rrojes dhe shpëlarjes, freskojeni lëkurën me një copë fanellatë të ftohtë.
2. Aplikoni një balsam hidratues dhe zbutës pas rroje.
Kremi i Rrojes
PËR PËRVOJËN MË TË REHATSHME TË RROJES
Pasuruar me gjalpin Shea dhe vajin esencial organik te cade, Kremi i Pasur Rroje nga Cadeështë ideal për lëkurë në normale në të thatë. Në kontakt me lëkurën e lagur, shndërrohet në një shkumë delikate qumështi, duke lejuar një rroje preçize. Më pas lëkura ndjehet e pastër, e lëmuar dhe me një aromë të lehtë mashkullore.
Pse të përdorim një furҫë rroje? Sekreti për një shkumë të pasur dhe lëkurë të pastër fshihet pikërisht tek furҫa e rrojës. Përvese ndihmon në shkrirjen e kremi të rrojes në një shkumë kremoze, ajo gjithashu masazhon lëkurën duke hequr qelizat e vdekura dhe papastërtitë. Dhe po aq e rëndësishme, i shton atë prekjen klasike banjës suaj, kur e lini buzë lavamanit.
Xhel Rroje
ZGJIDHJA MË E MIRË PËR MËNGJESET E NGARKUARA
Ka gjithmonë kohë për t'u rruar, edhe në ato mëngjeset më të nxituara, me Xhelin Freskues të Rrojes nga Cade . Ideal për lëkurë normale në të yndyrshme, xheli transformohet në shkumë për të mbrojtur lëkurën nga tehu i briskut. Formula e tij freskuese i bën qimet të shkeputen nga lëkura, në mënyrë që brisku të hyjë më në thellësi. Formula e tij e pasur redukton ndjesitë e tërheqjes dhe irritimeve të lëkurës, dhe ju do të përdorni më pak hidratues, e do të kaloni më shumë kohë duke shijuar kafenë e mëngjesit.
Sapuni i Rrojes
TRADICIONAL, I PANXITUAR DHE QË ZGJAT
Mënyra më e mirë për të përdorur Sapunin e Rrojes nga Cade është me një furҫë dhe tas, por në mungesë të tyre, mund ta shkumëzoni vetvetiu me lëvizje masazhuese rrethore direkt në fytyrë. Kjo formulë funksion më së miri për lëkurat e yndyrshme, dhe për shkak të trajtës së tij të ngurtë, është dhe një zgjidhje fantastike për ata që rruhen shpesh. Si të gjitha produktet tona të rrojes, ky sapun është i infuzuar me një fragrancë të parezistueshme mashkullore - një aromë e krijuar rishtazi që thekson drurin e cade me notat e ngrohta pikante të kanellës, karafilit, drurit të sandalit, myshkut dhe frutave të thata.
Balsami Shumë-Funksionesh
ZGJIDHJE 2-NË-1 PËR KUJDESIN GJATË DHE PAS RROJES
Nëse besoni që pak është shumë kur bëhet fjalë për produktet e kujdesit të lëkurës për meshkuj, do ta adhuroni Balsamin e gjithanshëm Shumë Funksionësh të Cade. Përveҫ një rroje preҫize, mund të përdoret edhe si hidratues për pas rroje. Transparente dhe pa shkumë, mund të shihni qartë dhe të jeni preҫiz përreth kontureve të qafës dhe mollëzave. Përdorimi i tij i dyfishtë dhe që nuk zë vend, e bën të përsosur për udhëtime.
Si ta përdorim?
Aplikojeni në lëkurë të lagur dhe vijoni proҫesin e rrojes derisa të arrini një vijë mjekrre të drejtë. Fshijeni, shpëlajeni plotësisht, ose lini pak mbetje për një hidratim zbutës të lëkurës.
Përfundojeni Ritualin me një Balsam Pas-Rroje
PREKJA FINALE VENDIMTARE
Produktet pas-rroje të L’Occitane zbusin dhe hidratojnë lëkurën, duke e lënë të tonifikuar dhe të mbrojtur nga sprovat e ҫdo dite. Our Balsami jonë Rehatues Pas-Rroje nga Cade është shoqëruesi perfekt për produktet që kemi përmendur, plotëson ngrohtësinë e fragrancës mashkullore të xhelit të rrojes nga cade, sapunit dhe kremit. Tekstura e tij e lehtë dhe fluide nënkupton që shkrihet në lëkurë pa lënë mbetje yndyre, dhe duke qënë se përmban gjalp shea, e hidraton lëkurën duke larguar ndjesinë e tërheqjes.